Shumë komuna të vendit me nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Matjet zyrtare të Ministrisë së Ekologjisë tregojnë se shumica e komunave në Shkup regjistrojnë nivele shumë të larta të ajrit të ndotur. Situatë e ngjashme është edhe në Tetovë, Kumanovë, Kërçovë, Strumicë, Gjevgjeli, Veles e Koçan.
Qytetarët thonë se ndotja përbën shqetësim real. Shpeshherë vendosin që mos të dalin nga shtëpitë e tyre pasi jashtë nuk merret frymë.
Masat duhet të merreshin prej më herët dhe tani të zbatohen. Kjo situatë gjithmonë është tek ne, dihet kjo vjen nga varfëria, sepse të gjithë filtrat kundër ndotjes janë të shtrenjtë dhe ne nuk kemi t’i blejmë. Nuk i zbatojmë këto masa”.
Gjithmonë gjatë sezonit të dimrit ndotja e ajrit është në nivele shqetësuese. Stacionet matëse edhe vitin e kaluar matën ndotje deri në 10 herë më lartë se kufijtë e lejuar./alsat
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...