Ndodhë edhe kjo, suedezi i shet veturën e vjedhur kosovarit

08:57 | 11 Janar 2022

Në fshatin Bibaj të Ferizajt, një shtetas i Suedisë i ka shitur veturën e vjedhur një kosovari e që ky i fundit e ka lajmëruar në polici, shkruan arbresh.info.

Policia pas verifikimit të veturës, vërtetohet se vetura është duke u kërkuar në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e Suedisë si e vjedhur.

I dyshuari është në kërkim.

“Fsh. Bibaj, Ferizaj 09.01.2022 ─ 12:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka lajmëruar në polici se ka blerë veturën me targa te Suedisë nga i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë. Pas verifikimit të automjetit është vërtetuar se vetura kërkohet në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e  Suedisë si veturë e vjedhur. Vetuar është konfiskuar dhe i dyshuari është në kërkim”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara