Në pjesën veriore të Mitrovicës, mbi lumin Ibër ka nisur ndërtimi i një muri deri nhë 70 centimetra i larë.
Institucionet e vendit thonë se punimet që janë duke u bërë në këtë pjesë kanë të bëjnë me rregullimin e një shëtitoreje për këmbësorë.
Ekipi i Arbresh.info ka qëndruar sot në Mitrovicë për të parë nga afër këto punime të cilat duket se po zhvillohen intensivisht.
Ndërkohë qyetarët shqiptarë të pjesës jugore thonë se ndarja e Mitrovicës ekziston që nga viti 1999 dhe se për këtë Qeveria e Kosovës nuk është duke ndërmarrë asgjë.
“Po shkoj në gjyq për të nxjerrë një vërtetim, po e shoh që po ndërtohet ky mur dhe faktikisht Mitrovica prej 99’ e këtej është e ndarë dhe kjo është e qartë. Qeveria jonë asgjë nuk po ndërmerr asgjë në këtë drejtim. Rinia jonë shëtitën vetëm në jug, nuk guxojnë të dalin andej sepse kanë provokime e rrahje”, ka thënë një qytetar i pjesës jugore.
Edhe opozita kosovare ngritjen e një muri të tillë e sheh si rrezik për “betonizim të ndarjes së Kosovës”.
Për më shumë shihni fotot dhe videon më poshtë:




https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1874001102664973/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje