Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar për një problem me të cilin ishin hasur ai dhe firma e tij gjatë qeverisjes Kurti 1.
Bëhet fjalë për ndërtimin e spitalit “Sheikha Fatima” në oborrin e QKUK-së.
I ftuar në Klan Kosova, Pacolli ka treguar se disa prej instrumenteve medicinale kishin mbetur të bllokuara në Durrës.
“Unë kam pas një problem shumë të madh në atë kohë, ishim duke e ndërtuar spitalin “Sheikha Fatima” në oborrin e QKUK-së, dhe aty kishim një pjesë të madhe të instrumenteve medicinale të bllokuara në Durrës, dhe me ardhjen e tij në pushtet, ne i kemi shkruar i kemi thënë ju lutem lejoni që mjetet të vijnë. As ministri i Shëndetësisë as Kurti në 10 apo më tepër letrat tona që kemi kërku që të zhbllokohen këto instrumentet, ata nuk kanë reagu. Ne kemi mujt me i importu ato mjete vetëm kur është tërhjek Qeveria Kurti 1. Zemaj në ditën e parë të ditës së punës i ka zhblloku makineritë. Kjo ka qenë dhurata e projektit të parë që ka mujt me qenë sukses për qeverinë e Kurtit”, ka treguar Pacolli./Arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë