Ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë veterani i UÇK-së, Nasuf Mjekqi

18:11 | 17 Gusht 2019

Si pasojë e sëmundjes së leukemisë akute, ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Nasuf Mjekqi.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit, duke shtuar se 42 vjeçari ka ndërruar jetë në një spital të Turqisë.

Kujtojmë se Mjekqit iu nevojiteshin 150 mijë euro për ta trajtuar sëmundjen e tij në Turqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara