Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor ka vdekur në vendin e punës në Suharekë, pasi pësoi lëndime derisa po testonte një makineri, gjatë ditës së djeshme.
Sipas policisë i njëjti u dërgua për tretman mjekësor, ku nga mjekët u konstatua se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar IML për obduksion.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, për të cilin policia nuk ke përmendur nëse është pronar i vendpunishtes apo bashkëpunëtor.
Ai është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...