Javë më parë Kolegjiumet profesionale të kirurgëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë në grevë, me të vetmen kërkesë, për rritjen e pagave në nivel të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kësaj greve fillimisht i janë përgjigjur edhe kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, mirëpo në mënyrë që qytetarët mos të hasin në vështirësi për ti trajtuar sëmundjet e tyre ata orë më parë morën vendim që ta ndërpresin këtë grevë.
Me këtë rast kryetari Bahtiri, u ndie shumë mirënjohës për këtë hap madhështor nga ana e tyre, ku i falënderoi kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës ”Dr. Sami Haxhibeqiri” përzemërsisht, thuhet në komunikatë.
Ai shtoi se është me të vërtetë për t’u vlerësuar kur dihet fakti që edhe përkundër kërkesave të tyre ata vendosën për të vazhduar punën e tyre duke ju dal në ndihmë qytetarëve mitrovicas.
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...