Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit janë detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Bresje dhe një pjesë të Fushë Kosovës deri te rrethi i rrugës së ” Pejës”.
Arsyeja e ndërprerjes është shpërthimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në mesnatë.
“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes që nga koha e dëmtimit të atij gypi dhe po merren me sanim. Furnizimi me ujë rikthehet menjëherë pas sanimit”, bënë të ditur KRU “Prishtina”./arbresh.info/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë