Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka sqaruar deklaratën e dhënë sot se “ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”. Ai tha se kjo deklaratë nuk është qëndrim i qeverisë, anipse është anëtar i saj.
Megjithatë sqaroi në Pressing se “çka e shtyu të mendojë” në këtë formë.
“Ka qenë një përgjigje që ta kemi një qëndrim se si ndihemi përballë të gjitha kritikave që vijnë nga pala ndërkombëtare për minim të shtensionimit të situatës në Veri. Kjo çështje po mendoj që po fryhet tejmase se nuk e di për çfarë tensionimi mundet me u folë përderisa nuk ka as trazira, dmth reagime të qytetarëve serb të veriut ndaj veprimeve të institucioneve të Kosovës përfshirë edhe ato të policisë për vendosje të ligjshmërisë dhe rendit atje. Nëse në vazhdimësi për së paku dy vite kemi kësi lloj aksionesh të autoriteteve të Kosovës, pra vendosja e ligjshmërisë, mbyllja e institucioneve paralele…Nëse dikush, kushdoqoftë, nga ajo që po e përgjithësojmë me emrin pala ndërkombëtare në vazhdimësi flet për tensionim kur ai mungon, atëherë detyrohesh sikur unë që po bëhem sot”, tha fillimisht Vokrri në T7
“E bana një distancim që të mos merret kjo si qëndrim zyrtar i qeverisë, por meqenëse isha para një insistimi disa minutësh të Donikës (gazetare në KTV), po i referohem një shembulli që ka prej diplomatëve ndërkombëtarë që herë pas here japin përshtypje mos po inkurajojnë ose po nxisin një pjesë të serbëve që janë atje aktiv politikisht”, tha Vokrri në Pressing, transmeton Express.
“Nuk është qëndrim i qeverisë, por as i jemi”, shtoi ai.
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike