Në pikën e kalimit kufitar në Vermicë është ndaluar një shtetas i Shqipërisë, dje rreth orës 16:20.
Në njoftimin e policisë thuhet se, gjatë kontrollit dhe verifikimit të veturës, ka rezultuar se vetura që drejtonte shtetasi i Shqipërisë, ishte raportuar si e vjedhur në Itali në vitin 2019.
RAPORTI
PKK Vërmicë, 23.07.2022-16:20. Raportohet se gjatë kontrollit dhe verifikimit të veturës qe e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, në bazë të sistemit ka rezultuar se vetura është raportuar e vjedhur në Itali në vitin 2019. Me vendim të prokurorit vetura është konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /arbresh.info/
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?