Në Pikëkalimin Kufitar Vermicë gjatë një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me zyrtarët policorë kanë zbuluar mall të padeklaruar.
Në njoftimin e Doganës së Kosovës është bërë e ditur se vetura e ndaluar ishte e tipit Porsche e cila ishte e mbushur me cigare e pije energjike.
“Pala nuk kishte deklaruar mallin në momentin e paraqitjes në pikëkalim, duke shkaktuar kështu kundërvajtje doganore, e sanksionuar në bazë të nenit 251 dhe nenit 244 Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK)”.
“Duke qenë se bëhet fjalë për mallra akcizore, është ndërmarrë masa e konfiskimit të mallit dhe të mjetit transportues, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, në parandalimin e kontrabandës, luftimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Kurti: Po synojmë të jemi të suksesshëm në konstituimin e Ku...
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik