Tre persona janë ndaluar në Ferizaj për shkak se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” në regjione të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujor përmes aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me vendim të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, të dyshuarit Rr.A., Q.K., dhe A.SH, nga komuna e Prishtinës, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit në vazhdimësi në regjione të ndryshme, duke vepruar si anëtar të grupit, kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj./arbresh.info/
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...