Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.
Nagavci tha se kjo është dita më e rëndësishme e kombit shqiptar.
Tutje ajo tha se në këtë ditë të Flamurit e të Pavarësisë, kujtojmë sakrificën e shumë brezave të kombit tonë.
Sipas saj 28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, dhe qëndresës së popullit shqiptar.
Postimi i plotë:
Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit!
Sot është dita më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar e cila na mbush me gëzim e krenari.
Në këtë ditë të Flamurit e të Pavarësisë, kujtojmë sakrificën e shumë brezave të kombit tonë që dhanë jetën për të forcuar themelet shqiptare, në luftën për liri e pavarësi.
28 nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, dhe qëndresës së popullit shqiptar andaj, të gjithë sot ndjehemi një.
Urimet më të përzemërta të gjithë shqiptarëve kudo që janë!/Arbresh.info/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...