Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se edukimi në fëmijërinë e hershme, është tregues kyç i shëndetit dhe ekonomisë së një vendi, ndërsa e ka konsideruar edhe faktor thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm.
Ministrja Nagavci, në lansimin e Skemës së Kuponëve “Mbështetje për pjesëmarrjen e fëmijëve të cenueshëm në shërbimet e kujdesit dhe fëmijërisë së hershme”, që financohet nga Fondi i Mësimit të Hershëm i Bankës Botërore, ka thënë se kjo ditë shënon një etapë të rëndësishme në punën drejtë ofrimit të shërbimeve në fëmijërinë e hershme.
“Jemi bashkërisht në këtë ditë kur po shënojmë një etapë të rëndësishme në punën drejtë ofrimit të shërbimeve në fëmijërinë e hershme, e cila prek drejtpërdrejt jo vetëm fëmijët dhe i ndihmon ata në zhvillimin e tyre në të ardhmen por edhe familjet dhe shoqërinë në zhvillimin e saj. Po fillojmë një fazë të re, një risi e cila ka potencialin të ketë rezultate konkrete dhe të dukshme brenda një periudhe të shkurtër, duke u shtrirë tek të gjitha familjet e reja që kanë nevojë për mbështetje institucionale”, ka thënë Nagavci.
Ajo ka përmendur edhe miratimin e Ligjit për Fëmijërinë e Hershme, të miratuar në Kuvend./rtk/
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...