Zyrat e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, tash e tutje do të duken më ndryshe. Në to do të nisë vendosja e inventarit të ri. Blerjen e tyre e ka bërë përmes një tender publik vetë zyra e kryeministrit. Investimi në zyre kap shumën e 20 mijë eurove.
Në zyrat e kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa, nga muaji i ardhshëm do të nisë vendosja e mobileve të reja.
Blerja e tyre, që kap shumën e 19 mijë e 465 eurove, është bërë përmes një tenderi publik.
Njoftimin për këtë furnizim e ka bërë vetë zyra e kryeministrit në faqen e KRPP’së. Në garë për tenderin “Furnizim me inventar për zyre” kanë qenë gjashtë kompani.
Kurse, fituese është shpallur “Mobelland” nga Suhareka. Kontrata mes zyrës së kryeministrit dhe kompanisë fituese do të nënshkruhet me 07.03.2016.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...