Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përgëzuar Avokatin e Popullit për vendimi që të vendos këtë institucion në lokacion të ri, në ish ndërtesën e Bankës së Lubjanës.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se liberalizimi i vizave është një e arritur shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës.
“Sot përfundimisht u përmbush rekomandimi i Komisionit Evropian i ndërlidhur me sigurimin e objektit dhe pavarësisë buxhetore të Avokatit të Popullit në kontekst të liberalizimit të Vizave. Uroj Avokatin e Popullit dhe Ministritë përkatëse për përkushtimin e tyre. Liberalizimi i vizave është një e arritur shumë e rëndësishme për qytetarët tanë”, ka shkruar Mustafa.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin