Presidenti i votuar Hashim Thaçi ka përgatitur dje letrën e dorëheqjes nga të gjitha funksionet publike dhe funksionet në Partinë Demokratike të Kosovës që i ka ushtruar deri më tani.
Letra i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministrit Isa Mustafa, Kryetares së KQZ-së Valdete Daka si dhe organeve të PDK-së dhe ka këtë përmbajtje:
“Bazuar në nenin 88 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me statutin e Partisë Demokratike të Kosovës, për shkak të rrethanave juridike dhe faktike të krijuara me rastin e nominimit tim si kandidat për President të Republikës së Kosovës si dhe me qëllimin më të mirë që të zhvillohet procedurë e rregullt kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës, në frymën e standardeve demokratike dhe kushtetuese të mishëruara me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Ju informoj se jap dorëheqjen time nga të gjitha funksionet publike që i kam ushtruar deri më tani duke përfshirë edhe të gjitha funksionet në Partinë Demokratike të Kosovës”.
Nuk ka vonuar vendimi i Kryeministrit Isa Mustafa që e ka liruar Hashim Thaçin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës dhe ministrit të Punëve të Jashtme, ai ka obliguar zyrën e kryeministrit për zbatimin e këtij vendimi.
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...
Shfaqet rast i ri i etheve afrikane të derrave në Kroaci
Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen...