Përvoja e Kryeministrit të Kosovës në rrjetin social Facebook duket që nuk po i ecën edhe mirë. Ai pas largimit disa mujorësh nga përdorimi i Facebook-ut, ishte rikthyer përsëri, por as këtë herë nuk po i shkon puna për së mbari, shkruan arbresh.info.
Një webfaqe e quajtur “ Pacenzure.cf”, ka publikuar disa postime të bëra nga figura të rëndësishme të shoqërisë në Kosovë ku përfshihen edhe komentet që ata fshijnë nga postimet e tyre.
Kështu janë publikuar edhe postimet e Kryeministrit Mustafa dhe në një nga shkrimet e tij përkatësisht shkrimi për zgjedhjen e Hashim Thaçi president, ai nga 1005 komente të shkruara kishte fshirë 970 komente që i bie mbi 96 % të komenteve janë fshirë./Arbresh.Info
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...
Feronikeli ’74 ndan rrugët me trajnerin Granit Begolli
NASA emëron astronautët e ardhshëm për programin Artemis në ...