Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se populli ka humbur shpresën nga kjo Qeveri dhe sipas saj kjo është arsyeja që po emigrojnë.
Musliu ka thënë se kjo qeveri po ia fundos shpresat qytetarëve, dhe për këtë Kosova po zbrazet, raporton Arbresh.info.
Sot kemi një Qeveri e cila çdo ditë e më shumë po i fundos shpresat e qytetarëve. Kosova po zbrazet e ne po kalojmë kohën kot duke shitur tangërllëk duke treguar se kush është patriot e kush tradhtar. Realiteti tregon se populli e ka humbur shpresën te ky vend dhe po emigron. Kosova ndodhet në mes të një katastrofë kombëtare e sociale të largimit të qytetarëve. Qeveria duhet ta marrë me prioritet këtë çështje sepse nesër nuk do të kemi për kënd të angazhohemi dhe do të dalim me njollë të zezë si deputetë. Është momenti i fundit që ne deputetët të reflektojmë sepse Kosova po boshatiset./Arbresh.info/
Fondi “i pavërejtshëm” për veriun
Ballkani ka një paralajmërim për tifozët e Dinamo Zabrebit
Qeveria gjermane kërkon nga Serbia tërheqjen e trupave nga k...
Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me president...
The Guardian: Serbia tërheq disa trupa nga kufiri i Kosovës ...
Begaj i shqetësuar për sulmin terrorist në Ankara: Akte të t...