Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, sot ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se është biseduar siguria në vend pas sulmeve terroriste në Banjskë.
Sipas Musliut, Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi me kufirin me Kosovën.
“ Dua të ju them me bindje të plotë që AKI kanë qenë në krye të detyrës, i përgëzoj. E kam potencuar që interesat nacionale janë para partiake dhe mos ta dëmtojmë imazhin. Serbia ka intensifikuar sulmet, është e qartë që grupi terrorist ka qenë i mbështetur dhe të krijonte destabilitet dhe dëmtimit të imazhit që e bënë propagandën Serbia. AKI i ka dëshmuar, dhe grupi terrorist është nisur pasmesnate nëpër rrugët ilegale nga Novi Pazari. Janë vërejtur rritja dhe prania e trupave serbe, në Rogazin, është duke u ndërtuar një bazë me kamuflazhe se kinse aty po bëhet një objekt për minerare. Gjendja e sigurisë është e brishtë në veri, të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi dhe të jemi në mbrojtje të integritetit të shtetit”, tha ajo.
“Janë vërejtur ushtri në kufi, është konfirmuar se në zonën e njohur e Izovorit, po ndërtohet një bazë ushtarake. Por, kjo po ndërtohet në afërsi me kufirin me Kosovën. Tani sa e kemi marrë këtë njoftim dhe besoj që drejtori do të informojë zyrtarët e sigurisë ndërkombëtare për këtë informacion. Institucionet tona kanë pasur koordinim me të gjitha instancat e sigurisë ndërkombëtare dhe aleatët tanë dhe gjithçka ka qenë e koordinuar”, tha Musliu./Arbresh.info/
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...