Ministri i Financave, Hekuran Murati, rikonfirmoi qëndrimin e tij kundër tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës. Në seancën e Kuvendit sot, Murati tha se nëse miratohet ky projektligj shkatërrohet sistemi pensional i Kosovës.
“Tërheqja e 30% të parave nga Trusti nuk duhet të ndodhe sepse kështu shkatërrohet sistemi pensional i Kosovës, njëherë po kërkohet 30%, pastaj prapë do të kërkohen 30% dhe kështu shkatërrohet sistemi pensional, vetëm se opozita dëshiron.”, tha Murati.
Sipas tij, synimi i opozitës me këtë nismë është që të shkatërrohet ky sistem, njëjtë siç kishte bërë Serbia gjatë luftës.
“Pra, synimi i opozitës me tërheqjen e pamenduar të 30% të mjeteve të qytetarëve nga Trusti, është që të shkatërrohet sistemi pensional i Kosovës. Serbia e kishte bërë këtë më herët gjatë luftës e tash, të njëjtën po e bën opozita.”, deklaroi Murati.
Ai foli edhe për çmimin e rrymës për të cilën tha se kurrë s’ka qenë më lirë, kjo për shkak të subvencionimit që ka bërë Qeveria. /arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...