Ministri i Financave, Hekurna Murati ka thënë se për kalimin e marrë veshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, nevojiten 80 vota, që nënkupton që përveç votave të pozitës nevojiten edhe votat e pozitë s.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati tha se në marrëveshjet e mbetura pa votuar është edhe ajo me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, përcjell Arbresh.info.
“Për kalim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota, që nënkupton se përveç votave të pozitës, nevojiten edhe votat e opozitës në mënyrë që të mundësohet kalimi i tyre. Kësaj radhe, megjithëse mandati ishte i plotë, kjo legjislaturë e Kuvendit po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare të mbetura”, ka shkruar Murati.
Tutje, Murati tha se qytetarët nuk do ta harrojnë këtë sjellje të opozitës dhe sipas tij, do t’ia thonë fjalën e tyre me 9 shkurt.
“Njëra ndër marrëveshjet e mbetura pa votuar është edhe ajo me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, e që e veçanta e saj është kamata 0% për 12 vite, të cilën do ta lakmonte secili shtet i botës. Mirëpo opozita jonë ka vendosur të mos e votojë, e kësisoj t’i bëjë opozitë shtetit duke menduar që po e dëmton qeverinë. Por qytetarët nuk do ta harrojnë këtë sjellje të opozitës dhe do t’a thonë fjalën e tyre më 9 shkurt”, tha Murati./Arbresh.info
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...