Qeveria e Kosovës ka vendosur për rritje të pensioneve, Ministri i Financave, Hekuran Murati është shprehur se nga rritja e pensioneve, do të përfitojnë 304 mijë e 16 qytetarë.
Rritja e pensioneve nis nga muaji tetor, e ai për kategrori të luftës nga janari 2025.
“Është një lajm i mirë për të gjithë pensionmarrësit, sepse rritja do të jetë së paku prej 20 për qind, pra ato pensione që rregullohen sipas skemave dhe ligjit për pensionet e financuara nga shteti, rritja do të fillojë të zbatohet nga ky muaj, pra muajit tetor. Edhe pensioni për kategori të luftës, do të hyjë në fuqi nga janari. Ky numër prek 304 mijë e 16 përfitues. Impakti i tërësishëm buxhetor parashihet të jetë prej 100 milionë euro shtesë”, tha Murati./Arbresh.info/
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...
Tërhiqet shorti për raundin e 1/8 së finales në FA Cup
Kryeministri Kurti i uron komunitetit Ashkali Ditën Kombëtar...