Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka krijuar një moment qesharak në këtë situatë ngërçi politik.
Në momentin kur Konjufca doli në foltore për ta propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ai tha se sot u mungon një deputet në VV.
Kështu, ai luti opozitën që “t’ua huazojnë një, që bile mos të mbesin nën 57”.
“Po më vjen mirë që e kam marrë epitetin e një propozuesi stabil. Neve sot na mungon një deputet, Nezir Kraki, po nëse si opozitë mundeni me na huazu një, bile mos të mbesim nën 57, ju kisha falenderu shumë.
Propozimi jonë është Albulena Haxhiu” – tha ai.
Ndryshe, Albulena Haxhiu sot mori vetëm 54 vota duke bërë që të dështojë për herë të gjashtë zgjedhja e saj si kryeparlamentare./Arbresh.info/
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...