As në herën e tretë nuk ka rritur që të mbahet seanca fillestare ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili akuzohet për mosekzekutim të vendimeve gjyqësore. Sikur dy seancat e kaluara, edhe kjo e së hënës në Gjykatën Themelore në Pejë, ka dështuar të mbahet për shkak se ka munguar i akuzuari Muhaxheri.
Gjykatësi Sejdi Blakaj, ka deklaruar se Muhaxheri, ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, por që mungesën e tij nuk e ka arsyetuar. Ai ka marr vendim që ndaj kryetarit të Pejës të lëshohet urdhër që për seancën e radhës, të sillet me anë të Policisë.
Në seancën e së hënës, ka qenë prezent i dëmtuari Hysni Selmanaj, i cili ka kërkuar që për shkak të një intervenimi kirurgjik që ka pasur, kjo seancë të shtyhet për muajin dhjetor.
Gjykatësi Blakaj, seancën e radhës e ka caktuar për 27 dhjetor 2018, nga ora 13:00, raporton Betimi për Drejtësi. Ndryshe, seanca fillestare në këtë rast, ishte paraparë të mbahej edhe më 24 tetor 2017, por që ajo kishte dështuar, pasi kishte munguar kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Kurse, edhe seanca e caktuar për 22 mars të këtij viti, kishte dështuar të mbahej.
Gazmend Muhaxheri, akuzohet nga Prokuroria Themelore e Pejës për moszbatim të vendimeve gjyqësore të shkallës se parë dhe të dytë në cilësinë e kryetarit të Komunës së Pejës, duke mos e kthyer në vendin e tij të punës, Hysni Selmanajn, si drejtor të Auditorit të Brendshëm.
Sipas prokurorisë, Gazmend Muhaxheri, më 24 mars 2016, si person përgjegjës, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Pejës, ka refuzuar të ekzekutojë vendimin e plotëfuqishëm të Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Sipas aktakuzës, pasi që Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar, ankesën e të autorizuarit, debitorit Komuna e Pejës, ndërsa vendimin e Gjykatës Themelore të Pejës e ka vërtetuar, i pandehuri nuk e ka ekzekutuar vendimin në fjalë.
Sipas këtij vendimi i dëmtuari Hysni Selmanaj, është dashur të kthehet në vendin e punës si drejtor i Auditorit të Brendshëm, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet, e duke i paguar 50% të pagës, nga dita e pezullimit e deri në zbatim të këtij vendimi.
Ndryshe, Komuna e Pejës, e kishte pezulluar nga puna, tani të dëmtuarin Selmanaj, me arsyetimin se më 27.04.2015, kryetari i Komunës së Pejës i është drejtuar Njësisë për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës, me kërkesën për fillimin e hetimeve ndaj Hysni Selmanaj lidhur me dyshimin e bazuar se në mënyrë të kundërligjshme ka bërë tjetërsimin e pronës.
Pasi që hetimet ndaj tij kishin filluar, siç thuhet në aktvendimin e kryetarit Muhaxheri, duke e pas parasysh pozitën e Selmanajt, është vlerësuar se prezenca e tij në zyrë, i pengon hetimet.
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...