Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka mbajtur takimin e grupit punues për Strategjinë Shtetërore të Sigurisë Kibernetike dhe Panin e Veprimit 2020-2025.
Takimin e hapi Koordinatori i Strategjisë, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z.Zafir Berisha i cili theksoi se prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është zbatimi me sukses i Strategjisë Shtetërore të Sigurisë Kibernetike, thuhet në njoftimin për media, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
U mbajt takimi i grupit punues për Strategjinë Shtetërore të Sigurisë Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2020-2025
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i grupit punues për Strategjinë Shtetërorë të Sigurisë Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2020-2025.
Takimin e hapi Koordinatori i Strategjisë, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z.Zafir Berisha i cili theksoi se prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është zbatimi me sukses i Strategjisë Shtetërore të Sigurisë Kibernetike.
Zëvendësministri Berisha tha se ngritja e sigurisë është e domosdoshme në të gjitha institucionet publike dhe se tashmë janë bërë plane konkrete të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe teknologjike.
Me këtë rast, nga grupi punues fillimi i muajit nëntor u përcaktua si objektiv i realizimit të draftit fillestar me qëllimin që t’i hapë rrugë kompletimit të Strategjisë së re.
Ministria e Punëve të Brendshme është duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike, ku qëllimi i këtij Ligji do të jetë që të përcaktojë parimet e sigurisë kibernetike, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë