Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten në vendin tonë pritet të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm.
Siç thuhet në njoftimin e IHMK-së, në viset e larta parashihen reshje bore, derisa edhe në disa pjesë reshjet e borës mund të përfshijnë edhe viset mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.
Ndërsa, vikendi parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica. /Arbresh.info/
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...