Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot i ftohtë. Të shtunën ka mundësi për reshje të dobëta bore, derisa nga e diela do të ketë mot me vransira dhe intervale me diell, raporton Express.
Shtrirja e masave të ftohta ajrore, që sërish zbresin mbi rajonin tonë, kushtëzon mot të ftohtë në ditët e fundjavës. Të reshurat e dobëta të borës mbeten si mundësi ditën e shtunë nëpër lokalitete, e të dielen do të ketë edhe intervale me diell.
Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot i ftohtë, me periudha sa të vransirave, e ditën edhe intervale me diell. Në natën në mes së hënën e martës priten mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën e mërkurë kthjellime, por se mbetet mot i ftohtë.
Ditën e shtunë indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme e të mira, shkaku edhe i fuqizimit të erërave veriore, që mbajnë ndotësit të shpërndarë. Të dielen orëve të mbrëmjes sërish vlerat kalojnë në të dobëta e shumë të dobëta, derisa ditën e hënë kalojnë në vlera të pranueshme.
18.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira e erë. Herë herë me reshje të dobëta bore orëve të mëngjesit.
19.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira e intervale me diell gjatë ditës. Në mbrëmje kthjellime.
20.12 – Vransira e intervale me diell gjatë ditës. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore apo edhe shiu.
21.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira në mëngjes, me mundësi edhe për reshje të dobëta bore. Ditën kthjellime e diell.
22.12 – Ftohtë e kryesisht me diell. Në mëngjes edhe ngrica të thella.
Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -3 ditën e diel, e deri ditën e mërkurë edhe në -7C, ndërsa maksimalet zbresin në 1C të shtunën, e të hënën me një rritje deri në 5C, e më pas sërish në rënie.
Erërat fryjnë verilindja e veriperëndimi, të shtunën edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 7-15m/s, e ditën e hënë e të martë 5-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë me tendencë të rënies deri ditën e hënë./arbresh.info/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...