Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka njoftuar të se gjatë këtyre pesë ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.
Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta reshje bore. Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.
Ndërkaq nesër do të mbaj mot i vranët ku në pjesën e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndërsa pasdite pritet dobësim i tyre.
Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite.
Të mërkuren dhe të enjten sipas IHMK-së do të mbaj mot kryesisht i vranët, por i qetë dhe me i ftohët.
Ndërsa të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me kushte për reshje bore.
Edhe gjatë vikendit parashihet reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar./arbresh.info
Tërmeti në Turqi, Osmani shpall të mërkurën Ditë Zie në Koso...
Lokalizohet në Austri Stela Gugallja, pritet vendimi për eks...
Tri familje nga Kosova dhe ekipi i mundjes ishin në zonën e ...
Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës
Termometri shënon minus 21 gradë në veri të Shqipërisë
Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, disku...