Edhe gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat pritet të jenë të larta në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë Celcius.
Sipas njoftimit, të mërkurën pritet të jetë ditë më e nxehtë me temperatura maksimale 35-37 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie maksimale për 3 deri në 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat pritet të mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.
“Nuk përjashtohen mundësitë që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Ceslius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Në anën tjetër, këshillat e IKSHPK-së që qytetarët të mos ekspozohen në diell nga ora 9-18, mbesin ende në fuqi./arbesh.info/
Mediat e huaja: Pentagoni ka përgatitur opsione për veprime ...
Danimarka: Kemi mospajtime thelbësore me SHBA-në për Grenlan...
Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligj...
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në...
Moti sot në Shqipëri
Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati