Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
IHK njofton se fillon stina e dimrit meteorologjik dhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, sidomos ato minimalet.
Për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...