Nën ndikimin e depërtimit të frontit atmosferik, gjatë natës dhe nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm (mbi 20 litra në një metër katrorë), erë të përforcuar, shkarkime elektrike dhe paraqitje të breshrit. Temperatura veçanërisht në pjesën veriore dukshëm do të ulet, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 29 gradë. Në Shkup dhe rrethinë temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 23 gradë.
Jostabilitet lokal do të ketë edhe të dielën kur temperatura minimale do të lëviz prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 24 deri në 32 gradë. Nga e hëna deri të mërkurën vijon mot stabil me rritje të konsiderueshme të temperaturës së ditës. Të hënën temperatura e ditës do të lëviz prej 27 deri në 33 gradë, të martën prej 28 deri në 34, ndërsa të mërkurën prej 30 deri në 37 gradë Celsius.
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...
Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve
Kërkohet identifikimi i personave që u prezantuan rrejshëm s...
Ky është i moshuari që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në ...
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon m...