Nga vala e të nxehtit intensiv te përmbytjet e rënda; momentalisht Europa është kontinenti i ekstremeve.
Moti i keq ka sjellë shkatërrim në shumë vende. Italia përjetoi një prej sezoneve më të thata në 60 vjet, e sipas meteorologëve, në disa pjesë të vendit totali i reshjeve ka qenë 80 përqind nën vlerat normale.
Në Portugali, mbi një mijë zjarrfikës u mobilizuan për shuarjen e flakëve nëpër pyje në provincat e Castelo Branco dhe Santarem, që detyruan autoritetet të evakuojnë fshatrat e afërt.
Situata të ngjashme pati edhe në Francë, Kroaci e gjithashtu Shqipëri. Për ekspertët, problemi nuk është aq shumë thatësira përgjatë një periudhe kohore, por përsëritja e këtyre fenomeneve. Në Itali, Portugali dhe Francë, reshjet e regjistruara gjatë dimrit ishin 20 deri në 30 përqind më pak se sa mesatarja. Ndërkaq, rritja e temperaturave ka favorizuar avullimin e ujit nga toka.
“Gjatë 150 viteve të fundit, dukuritë ekstreme ishin të rralla, por në 3 dekadat e fundit ne kemi regjistruar gjithnjë e me shumë fenomene të tilla”, tha Omar Baddur, shef i të Dhënave e Monitorimit Klimaterik.
Ekspertët besojnë se shkaku kryesor i kushteve ekstreme janë ndryshimet klimaterike. Sipas tyre, dukuritë ekstreme në Europë do të bëhen diçka normale nëse nuk ndërmerren hapa të menjëhershëm për reduktimin e emetimeve të gazit serrë. Një studim europian sugjeron se gjatë këtij shekulli rreziku i zjarreve në pyjet e kontinentit tonë mund të dyfishohet.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid