Mot me vranësira dhe reshje shiu në Maqedoninë e Veriut

09:16 | 29 Nëntor 2021

Moti në gjithë vendin do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Kah fundi i ditës në viset më të larta malore reshjet do të kalojnë në të dëborës dhe do të fryj dhe erë mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë./alsatm

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara