Java e ardhshme në Kosovë do të shoqërohet me mot të ndryshueshëm ku edhe do të ketë reshje shiu.
Poashtu në viset e ulëta malore do të ketë edhe mjegull.
Sipas IHMK-së, të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi.
Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë.
Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.
Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s./arbresh.info./
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës