Mot i ftohtë edhe sot

07:19 | 14 Janar 2022

Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë do të kushtëzojë mot relativisht të qetë sot dhe nesër.

Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara