Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar në lidhje me mospagesën e orëve shtesë për policët dhe pagesën për ndërrimin e natës, duke thënë se policia e vendit janë të jashtëzakonshëm, por se të cilët s’marrin as atë që i takon minimalisht.
I pari i AAK-së ka thënë se këto skandale janë alarmante.
“Mashtruesit që nuk ndalen së thirruri në emër të sigurisë, po bëjnë gjithçka që munden ta shkatërrojnë pikërisht këtë sektor. Vija e parë e sigurisë, policia jonë e jashtëzakonshme, nuk merr as atë që i takon minimalish”, tha ai.
Tutje ai tha se në vend që t’ua dyfishojnë pagat kësaj kategorie esenciale të qenësisë dhe sigurisë së Kosovës, nuk ua paguajnë as orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës.
“Këto skandale janë alarmante dhe i shkojnë për shtat vetëm atyre që janë armiq të Kosovës. Nuk kemi polici për t’i përbuzur.”, shtoi ai në fund./Arbresh.info
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...