Moshat e 12 të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

15:36 | 15 Shtator 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se si pasojë e COVID-19 , kanë vdekur 12 persona, ku të infektuar kanë qenë 410 qytetarë.

Në raportin e MSh-së bëhet e ditur edhe grupmosha e 12 viktimave në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për vdekjen e 7 meshkujve dhe 5 femrave.

3 viktima i takojnë grupmoshës 80 vjeçare, 3 të tjerë janë të grupmoshës 70-79 vjeç, 5 viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç dhe 1 viktimë hyn në grupmoshën 59-69 vjeç./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara