Raportimet e shumta të qytetarëve për mosfunksionimin e e-kiosqeve ka bërë që komuna e Prishtinës të del me një sqarim.
Komuna njofton se mosfunksionimi i E-kiosqeve është një problem me të cilin nuk po përballet vetëm Komuna e Prishtinës, por i gjithë vendi dhe vjen si rezultat i disa ndryshimeve që janë bërë në certifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Po ashtu, për arsye të sigurimit të të dhënave në sistemin elektronik, jemi duke pasur edhe ndërprerje të njëpasnjëshme të sistemit në periudha të ndryshme kohore, gjë kjo që po i shkakton edhe radhët e gjata të pritjes në sportelet e Komunës.
Kërkojmë mirëkuptim nga ana e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi, duke marrë parasysh se Komuna nuk ka kompetencë të ndërmarrë ndonjë veprim konkret, veçse të vazhdojë ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve brenda Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...
Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një ...
Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tira...
Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta ka...
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...