Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me mos ekzekutimin e pagave për minatorët e Trepçës tash e dy muaj.
Përmes një reagimi në Facebook, Pacolli thotë se shpenzimet e krerëve të shtetit në Paris, do të mjaftonin në tejkalimin e kësaj krize, shkruan Arbresh.info
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Nuk ka paga për minatorët për arsye se nuk ka para….! ( po thonë)
Krerët e shtetit, me suitën e tyre të gjerë, janë të zënë “me sfilatat para hoteleve luksoze” në Paris. Atë që ata shpenzojnë në Paris do të mjaftonte me siguri për tejkalimin e krizës me minator!
Për informacion, lidershipi i Zvicrës që mori pjesë në hapjen e Olimpiadës në Paris është kthyer në Zvicër menjëherë të nesërmen pas hapjes së lojërave.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje