Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, një histori gjatë kohës sa ishte nxënës.
Ai tregon sfidat e tij, dhe pamundësinë që nuk mundej të vendosej në konvikte për shkak të kushteve ekonomike.
Pacolli tutje thekson se dikur nuk ishte i denjë për të banuar në atë konvikt, ndërsa sot është një financues i atyre mjediseve, shkruan Arbresh.info
Andaj, Pacolli thotë që të mos dorëzoheni asnjëherë.
Postimi i tij:
Nga Mareci në Prishtinë erdha si katërmbëdhjetë vjeçar. U regjistrova në Shkollën Normale të Prishtinës, për shkak se isha nxënës i shkëlqyer, u pranova pa provim pranues.
Për rrethanat e asaj kohe godina ishte prestigjioze, me konvikte aty pranë, në të cilat unë nuk mund të vendosesha edhe pse isha nga një fshat i thellë me 40 kilomtra larg kryeqytetit.
Aty ishte një rregullore që të pranoheshin nxënës nga jashtë Kosovës, por edhe ata që konsideroheshin me probleme sociale. Pavarësisht se kushtet e mia ishin të rënda, unë nuk konsiderohesha i tillë, sepse për konceptin e asaj kohe po vija nga një familje fshatare.
Por bota sillet, nga një fëmijë i cili nuk ishte i denjë për të banuar në atë konvikt, sot në një financues i atyre mjediseve ku edhe është i vendosur Universiteti Amerikan i Kosovës. Andaj, miqtë e mi, mos u dorëzoni asnjëherë, ndjekni ëndrrat e juaja!
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë