Sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar si një breshëri automatike ndaj gjithë shqiptarëve.
Gjatë takimit me strukturat e LSI-së së Tiranës, Kryemadhi, tha se breshëria e kallashnikovit sot nuk ishte vetëm ndaj Klodiana Lalës, por ndaj të gjithë shqiptarëve.
‘Sot me Klodiana lalën janë të gjithë shqiptarët. Sot ky akt tregoi se banda dhe krimi janë ulur këmbëkryq. Sulmi ndaj Klodiana lalës nuk është vetëm tek ajo, por tek të gjithë ne. Breshëria ndaj Klodiana Lalës, ishte për të gjithë shqiptarët. Këtij realiteti kriminal është bashkimi frontal.
I them Klodit mos tërhiqet. Është e vështirë të përballesh e vetme, por duke qenë të gjithë bashkë, do të jemi më të fortë përballë një numri të vogël kriminelësh.
Jemi në mbështetje të gazetarëve të cilët përballen në këtë realitet kriminal të drejtuar nga kryeministri i drogë’, tha Kryemadhi.
“100% rritje të tarifave”, KRU Gjakova tregon arsyen se pse ...
Dembele shpallet futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA, Bon...
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...