Molliqaj: Policia i ka tërheqë zhag edhe qytetarët për shkak të maskës, thu se u bë nami

23:04 | 12 Janar 2021

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur rreth arrestimit të tij dhe aktivistëve të kësaj partie pas aksionit protestues që mbajtën sot para stacionit të Policisë në qendër të Prishtinës.

Molliqaj ka krahasuar sjelljen e sotme të policëve me rastet kur policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve për shkak të mosbarjtes së maskës.

“Mos harroni edhe qytetarët e tjerë në komunat e tjera janë tërhequr zvarrë për maska, për mu është e papranushme, s’po them që s’është dashtë me vendos maskën, por me iu gjuajt dhjetë policë me e arrestu për një maskë, thu se u bë nami, kjo për mu është e papranueshme. Kjo ka të bëj me një arrogancë që po i mveshet policisë si diçka superiore. Arooganca e Policisë se Kosovës po vjen prej arrogancës së pushtetit”, ka thënë Molliqaj në Debat Plus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara