Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, nëpërmjet një postimi me video në rrjetin social Facebook është deklaruar rreth arrestimit të tij të sotëm nga Policia e Kosovës.
Molliqaj ka thënë se arrestimi i tij u bë pa asnjë ftesë paraprake për të shkuar në ndonjë gjykatë dhe në kundërshtim me procedurat në fuqi, njofton Klan Kosova.
“Sot rreth orës 8:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës më arrestoi në banesën time në Prishtinë në të cilën banoi me qira, pa paralajmërim dhe pa ftesë paraprake nga institucioni i shtetit”.
“Aty e kuptova që më 12 të këtij muaji, ditë e diel, gjykata kishte marrë vendim për arrestimin për rastin që ka ndodhë në vitin 2015, për një protestë që kishim organizu si Lëvizje Vetvëvendosje dhe kjo nuk është një dukuri e zakonshme, pasi që kjo ka ndodhë 4 vite më parë, ndërsa vendimi për arrest vjen ditën e dielë”, thotë Molliqaj.
Deputeti madje thotë se ky rast dëshmon që gjyqësia në Kosovë është e kapur nga politika kosovare.
“Pavarësisht që policia janë sjellur mirë, më arrestuan dhe më shoqëruarn në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ky rast tregon se shteti është i kapur kur një deputet arrestohet ditën e dielë dhe kjo ka ndodhë pa i respektu procedurat të cilat janë të obligyar.
“Të gjitha protestat në të cilat unë kam marrë pjesë kanë qenë protesta të drejta dhe me qëllime politike. Në asnjë nga protestat i kam organizuar ose kam marrë pjesë nuk jam pishman “, deklaroi Molliqaj.
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...