Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, e ka quajtur lajm të mirë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Molliqajt shkuarja e vendit në zgjedhje shënon edhe fundin e paqartësive, shpifjeve e propagandave.
Postimi i plotë:
Lajm shumë i mirë që Kuvendi po shpërbëhet e vendi po shkon në zgjedhje. Paqartësive, shpifjeve e propagandave po iu vjen fundi.
Kosovës i duhet ndryshimi dhe i duhet sa më shpejt. PSD do të jetë subjekt i fuqishëm që do ta ndikojë këtë ndryshim.
Barazia, mirëqenia e zhvillimi ekonomik do t’ia zënë vendin keqqeverisjes e popullizmit.
Gati për zgjedhje dhe të përgatitur për rritje e përgjegjësi.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...