Shefja e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë se BE jo vetëm që nuk do të tkurret, por është duke shikuar me përparësi mundësinë e aderimit të vendeve ballkanike.
E pyetur mbi mundësinë e anëtarësimit të Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës si një taktikë edhe për të kapërcyer problemet e fqinjësisë, Mogherini tha për “La Stampa” se situata është përmirësuar.
“Falë raportit të secilit prej këtyre vendeve me Bashkimin Evropian, janë kuruar shumë nga plagët e një lufte që ka ndodhur vetëm 20 vite më parë. Rruga është ende e gjatë dhe jo lineare. Megjithatë jam e bindur që do të vazhdojë edhe falë faktit që këto vende e duan aderimin në BE”, u shpreh Mogherini.
Brexiti sipas saj nuk ka shënuar aspak fundin e unionit, siç besonin shumë skeptikë duke i cilësuar zgjedhjet e fundit në Francë si një nga treguesit e vlefshëm të këtij fakti.
“Pas referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian ishin të shumtë ata që parashikuan se ai votim do të ishte fillimi i fundit, por të gjitha zgjedhjet, jo vetëm në Francë kanë treguar të kundërtën. Natyrisht që ka probleme me të cilat duhet të përballemi, sepse shqetësimi i qytetarëve është real, por evropianët kane nisur të kuptojnë se çfarë është realisht në lojë dhe francezët e thanë qartë se mbështesin projektin evropian sepse e konsiderojnë pjesë të zgjidhjes”, thotë Mogherini.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata