Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës Botërore të Meteorologjisë, me moton “Moti-gati, klima-zgjuar”, bëri inaugurimin e Stacionit Meteorologjik Automatik në Skivjan- Gjakovë.
Në ceremoninë inauguruese, në emër të ministres Albena Reshitaj mori pjesë zv/Ministri Fatmir Matoshi i cili deklaroi se klima dhe moti janë pjesë shumë e rëndësishme e proceseve zhvillimore të një vendi, prandaj duke e forcuar shërbimin e meteorologjisë dhe klimatologjisë ne do të përmirësojmë edhe procesin e vendimmarrjes dhe planifikimit për zhvillimet e ardhshme.
“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tani më është edhe anëtar i rregullt i Rrjetit Evropian për Paralajmërime të Vërshimeve EFAS, dhe pjesëmarrës në aktivitetet e Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO), sikurse është programi për krijimin e një platforme të përbashkët për Evropën Juglindore (regjionin e VI) në lidhje me parashikimin dhe paralajmërimin e rreziqeve nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore” tha nder të tjerash z. Matoshi.
Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishin edhe drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Letafete Latifi, zyrtarë tjerë të MMPH-së, dhe zyrtarë të Komunës së Gjakovës.
Me këtë projekt do të bëhet regjistrimi i disa parametrave meteorologjik siç janë: Temperatura e ajrit, lagështia, shtypja atmosferike, reshjet si dhe drejtimi dhe shpejtësia e erës.
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...