Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka lëshuar një komunikatë përmes të cilës ka njoftuar për Agjendën e Ceremonisë Mortore për Nexhmije Pagarushën.
Nesër (09 shkurt 2020), në Prishtinë, do të organizohet ceremonia mortore për Bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, thuhet në njoftim.
Duke filluar prej orës 9:00 – 11:00 do të mbahen homazhet për nder të saj në Teatrin Kombëtar të Kosovës, më pas nga 11:00-11:30 do të mbahet akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.
Në 11:30 – 12:00 do të bëhet nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar duke parakaluar përgjatë sheshit “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” deri tek Hotel Grand.
Njoftohen se të gjithë qytetarët mund të marrin pjesë në parakalimin e kortezhit, pastaj ceremonia e varrimit do të jetë private/familjare. /arbresh.info/
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin