Pas përmbylljes së procesit të kategorizimit, sot janë nënshkruar memorandumet me federata sportive për zhvillimin e aktiviteteve të tyre vjetore përgjatë vitit 2024.
Buxheti total për këto memorandume sivjet është rritur për mbi 53% në krahasim me vitin e kaluar, gjersa përfitues janë në total 35 federata, të gjitha ato që janë të licencuara në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përcjell Arbresh.info.
Shuma e përgjithshme e mbështetjes për federatat sportive është mbi 5.5 milionë Euro, ndërsa përvec federatave që kanë qenë në listën e kategorizimit, janë nënshkruar memorandume edhe me federata të sapo licencuara, me qëllim të nxitjes për fillimin e zhvillimit të aktiviteteve të tyre.
Buxheti vjetor i federatave është përcaktuar përmes shumëzimit të pikës nga vlerësimi në kategorizim dhe vlerës së pikës të përcaktuar nga Ministri, e cila sivjet është përcaktuar të jetë 3000 euro për secilën kategori.
Kjo është hera e parë që nënshkrimi i memorandumeve vjetore me federatat sportive është bërë kaq herët, përkatësisht në javën e parë të muajit shkurt, që nënkupton se ato do ta kenë buxhetin në dispozicion shumë më herët se sa në vitet e kaluara. /Arbresh.info
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...