Sot gjatë gërmimeve në Kizhevak të Serbisë janë gjetur kafkat e dy personave.
Mjeku-ligjor Ditor Haliti në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se këto dy kafka mund të shërbejnë për identifikim.
“Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore sot ka vazhduar punimet në Kizhevak. Janë shpërfaqur dy kafka të cilave iu kemi qasur me kujdes duke zgjeruar punën përreth tyre”.
“Akoma nuk i kemi tërhequr nga vendi ku janë meqenëse është dashur punë e kujdesshme për të gjetur çdo dëshmi përreth tyre”.
“Gjendja e mbetjeve mortore është e mirë, mund të punohet me to dhe mund të shërbejnë për identifikim”.
Ai ka shtuar se parashihet që gërmimet të zgjasin dy apo tre javë.
“Mirëpo ne duhet të ia lejojmë vetës edhe hapësirën se mund të zgjasin edhe një muaj. Me këtë ritëm, mendoj se deri në fund të këtij muaji do t’i përfundojmë të gjitha punimet”.
“Ne sapo të përfundojmë gërmimet, vetëm atëherë do ta dimë numrin e individëve që kanë qenë të varrosur në këtë varrezë”.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026